Skuadra surprizë e këtij sezoni, Tefik Çanga, ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në javën e 11-të të Raiffeisen Ligës së Parë, duke mposhtur Prizrenin me rezultat 2-0.

Fitorja erdhi pas një loje të duruar dhe vendimtare në fundin e ndeshjes. Idahor realizoi në minutën e 80-të, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Bilalli vulosi gjithçka me golin e dytë në minutën e 85-të.
Me këtë fitore, Tefik Çanga shkon në 23 pikë, duke ndarë vendin e parë me Feronikelin 74, që luan nesër në derbin e madh ndaj Vushtrrisë në stadiumin „Ferki Aliu“.
Ndërkohë, Prizreni, që vinte nga tri ndeshje pa humbje, pëson disfatë dhe mbetet në kuotën e 10 pikëve, duke qëndruar në pjesën e poshtme të tabelës.
Java e zjarrtë në Ligën e Parë: Derbi, presion dhe luftë për kreun e tabelës