Sulmuesi i Kosovës, Florent Hasani, ka gjetur sërish rrugën e golit në kategorinë e dytë të futbollit turk.
Të premten, Hasani shënoi golin e vetëm për Bolusporin në disfatën 3:1 ndaj Eroksporit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të kampionatit.
Kapiteni i Bolusporit e kaloi skuadrën e tij në epërsi që në minutën e shtatë, por vendasit reaguan fuqishëm dhe përmbysën rezultatin me tre gola.

28-vjeçari nga Kosova e zhvilloi të gjithë takimin, duke treguar edhe një herë rëndësinë që ka për ekipin e tij.
Hasani po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë edicion: ai ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 2 asistime, duke qenë deri më tani golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Taulant Seferi po ashtu është në top listë tëm realiztorëve me 5 gola.
