Kosova nis fazën e dytë kualifikuese me përballjen ndaj Francës

Kosova në Nimes

Mbrëmjen e sotme, Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të zbresë në parket për të nisur fazën e dytë dhe të fundit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2026. Përballja zhvillohet në arenën “Le Parnasse” të Nimes, ku dardanët do të kenë përballë kampionen në fuqi të botës, Francën. Ndeshja nis në orën 20:45.

Sfida konsiderohet ndër më të vështirat për Kosovën, përballë një prej superfuqive të hendbollit botëror. Pavarësisht kësaj, përkushtimi në radhët e ekipit është i lartë dhe synimi është të jepet më e mira në një duel me peshë të madhe sportive e emocionale.

Me këtë përballje, Kosova nis fazën e dytë të kualifikimeve, ku çdo ndeshje mbetet mundësi për rritje dhe për të testuar veten në skenën evropiane.

Për të interesuarit që shpresojnë ta ndjekin drejtpërdrejt… „normalisht“, transmetim nuk ka.

Shabani realist para sfidave me Francën e Kroacinë: Synojmë paraqitje dinjitoze