Elita e volejbollit kosovar rikthehet këtë mesjavë me duelet e xhiros së katërt në Raiffeisen Superligën A, si për meshkuj ashtu edhe për femra. Ndeshje interesante priten në disa qytete të vendit, teksa skuadrat synojnë të forcojnë pozitat në tabelë.
Meshkujt – Skënderbeu dominon, Prishtina ngjitet në klasifikim

Pas tri xhirosh, Skënderbeu ruan kryesimin në Superligën A për meshkuj me 9 pikë të plota, i ndjekur nga Drita (8 pikë) dhe Peja (7 pikë). Në fund të tabelës mbetet Vëllaznimi, ende pa pikë.
Skuadra e Prishtinës ka kompletuar ndeshjet e javës së tretë me një fitore të rëndësishme në kryeqytet ndaj Vëllaznimit me rezultat 3:1 (18:25, 26:24, 19:25, 22:25). Pas një barazimi në sete, prishtinasit rimorën kontrollin në lojë dhe regjistruan fitoren e dytë sezonale, duke shkuar në kuotën e 3 pikëve. Ndeshja u zhvillua në Prishtinë, në mungesë të palestrës në Gjakovë për shkak të zgjedhjeve lokale.

Femrat – Xhiro e katërt me përballje të forta
Edhe në konkurrencën e femrave do të zhvillohen përballjet e xhiros së katërt këtë javë. Skuadrat si Drita, Fer Volley, Prishtina 75 dhe SHV Gjinoci do të synojnë të ruajnë formën dhe të grumbullojnë pikë në garën për kreun e tabelës.
