Rahoveci e ka përfunduar rrugëtimin në Kupën Evropiane të hendbollit në raundin e dytë, pasi është eliminuar nga skuadra luksemburgase Dudelange.
Të dy ndeshjet u zhvilluan në Luksemburg, dhe në përballjen e dytë të luajtur të shtunën mbrëma, kampionët e Kosovës u mposhtën bindshëm me rezultat 45:27.
Pak elementë funksionuan në lojën e Rahovecit, i cili u përball me mungesën e ndjeshme të liderit të ekipit, Egzon Gjuka, i cili nuk ishte i gatshëm për shkak të lëndimit.
Më efikasi në këtë takim për Rahovecin ishte Granit Kadiri me 7 gola. Pas tij u renditën Vlerson Zherka me 6 gola, Hamdi Salihu me 5, Ardit Tafilaj me 4 dhe Mali Luzha me 3.
Eliminimi në këtë fazë ndonëse i dhimbshëm, shërben si përvojë e rëndësishme ndërkombëtare për ekipin, që mbetet me sytë nga sukseset në garat vendore.
Rahoveci mposhtet në ndeshjen e parë ndaj Dudelange në Kupën Evropiane