KB Vëllaznimi prezanton përforcimin e ri, brazilianin Leo Colimerio

Leo Colimerio

Skuadra e KB Vëllaznimit ka zyrtarizuar afrimin më të ri në përbërje, brazilianin Leo Colimerio, i cili pritet të forcojë repartin e krahut pas humbjes së rëndë në xhiron e parë të Superligës ndaj Bashkimit (106:69), në ndeshjen e zhvilluar në Prizren.

Colimerio, i gjatë 200 cm, luan në pozitat 3 dhe 4 dhe njihet për atleticizmin e tij. Ai ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së deritanishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillimisht me Fresno State University për katër sezone, dhe më pas me Queens University of Charlotte, ku në sezonin e fundit regjistroi mesatare prej 13.7 pikësh, 5.2 kërcimesh dhe 3.1 asistimesh për ndeshje.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi gjakovar i ka uruar mirëseardhje lojtarit të ri, duke shprehur besimin se do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së skuadrës për sfidat e radhës në kampionat.