Basketbollisti i Bashkimit, TJ Bickerstaff, është shpallur lojtari më i mirë i javës së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll, nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Në derbin e javës, të zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Bashkimi arriti fitoren e tretë sezonale duke i shkaktuar humbjen e dytë Trepçës. Ylli i ndeshjes ishte pa dyshim Bickerstaff, i cili realizoi një “double-double” mbresëlënës me 15 pikë, 15 kërcime dhe 5 asistime. Ai arriti indeksin më të lartë të xhiros, 33, duke u kurorëzuar me çmimin “MVP i javës”.
Të dalluarit e xhiros së tretë:
-
Trevon Allen i Golden Eagle Yllit udhëhoqi therandasit drejt fitores së parë të sezonit, me 27 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime, në një ndeshje dramatike ndaj Vëllaznimit.
-
Deondre Burns vazhdoi paraqitjet e mira për Sigal Prishtinën, që regjistroi fitoren e tretë radhazi duke mposhtur Rahovecin. Burns kontribuoi me 20 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime.
-
Dardan Berisha, kapiteni i Kosovës, konfirmoi formën e lartë edhe ndaj Borës në Mitrovicë, duke i dhënë fitoren GO+ Pejës me 22 pikë – prej tyre 8 në tre minutat e fundit – dhe duke hyrë në formacionin e javës.
-
Edhe pse skuadra e tij u mposht, Adem Mekic i Borës kishte paraqitje të shkëlqyer me 23 pikë, 10 kërcime dhe 8 asistime, duke grumbulluar indeksin 31.

Top 5 lojtarët e javës së tretë:
-
TJ Bickerstaff (Bashkimi) – 15 pikë, 15 kërcime, 5 asistime (indeksi: 33)
-
Adem Mekic (Bora) – 23 pikë, 10 kërcime, 8 asistime (indeksi: 31)
-
Trevon Allen (Golden Eagle Ylli) – 27 pikë, 9 kërcime, 4 asistime (indeksi: 25)
-
Deondre Burns (Sigal Prishtina) – 20 pikë, 5 kërcime, 4 asistime (indeksi: 17)
-
Dardan Berisha (GO+ Peja) – 22 pikë, 2 kërcime, 1 asistim (indeksi: 17)