Edon Zhegrova po shndërrohet në një nga figurat më të dashura për klubin italian Juventus, që tashmë duket se ka „rënë në dashuri“ me talentin kosovar. Vetëm pak çaste para ndeshjes së rëndësishme mes Kosovës dhe Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit dhe që nis në ora 20:45, klubi bardhezi ka uruar Zhegrovën në mënyrë të veçantë – në gjuhën shqipe.
Në postimin zyrtar në faqen e tyre në Facebook, Juventusi shkruan:
“Fat të mbarë, Edon! 🇽🇰💪”
Duke e shoqëruar me fjalët:
“Me kombëtaren e Kosovës, Bianconero i saposhtuar do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës ”
Ky është një gjest i rrallë dhe domethënës, që tregon jo vetëm përkushtimin ndaj lojtarit, por edhe respektin për tifozërinë shqiptare. Me këtë përfshirje emocionale dhe sportive, duket se Juventusi ka gjetur jo vetëm një lojtar cilësor, por edhe një urë të re lidhjeje me Kosovën dhe më gjerë.
