Shqipëria zhvillon miqësore ndaj Jordanisë, Sylvinho aktivizon lojtarë me më pak minuta

Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare do të përballet sot nga ora 19:00 me Jordaninë, në një ndeshje miqësore që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për sfidat zyrtare të ardhshme.

Trajneri Sylvinho ka vendosur t’u japë mundësi futbollistëve që kanë pasur më pak minutazh gjatë ndeshjeve të fundit, duke i përfshirë ata në formacionin startues.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë:
Dajsinani – Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj – Asllani, Shehu – Bajrami, Asani, Hoxha – Daku

Kjo miqësore shërben si test për thellësinë e skuadrës dhe një mundësi për lojtarët e rinj apo më pak të aktivizuar që të bindin stafin teknik për një rol më të madh në vijim.

Shqipëri sot miqësore me Jordaninë