Një mbrëmje e veçantë pritet sot për futbollin shqiptar në Bundesliga. Në sfidën mes Hoffenheimit dhe FC Kolnit, janë titullarë tre futbollistë shqiptarë në radhët e vendasve.
Mesfushori Leon Avdullahu, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mbrojtësi Albian Hajdari do të zbresin nga minuta e parë për Hoffenheimin, duke i dhënë kështu një ngjyrim të fortë shqiptar kësaj përballjeje. Ky është një moment i rrallë që tre lojtarë shqiptarë të jenë titullarë në një skuadër të Bundesligës, duke tërhequr vëmendjen e madhe të tifozëve nga Kosova dhe Shqipëria për ndeshjen që luhet sonte në PreZero Arena.
