GO+ Peja ka dalë fituese në derbin e javës së dytë të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat të ngushtë, 76:71 (21:13, 14:27, 23:19, 18:12).
Pejanët shfaqën karakter dhe qetësi në çastet vendimtare të ndeshjes, duke siguruar fitoren e dytë radhazi në këtë edicion.
Në radhët e GO+ Pejës u dalluan Alan Herndon me 13 pikë dhe 10 kërcime, si dhe Malcolm Armstead me 18 pikë dhe 7 asistime.
Për Golden Eagle Yllin, paraqitje të mirë kishin Brandon Huffman me 15 pikë e 9 kërcime, dhe Larry Thomas, që kontribuoi me 17 pikë dhe 8 kërcime.
Kjo ishte fitorja e dytë për GO+ Pejën dhe humbja e dytë për Golden Eagle Yllin në këtë fillim kampionati.
ProCredit Superliga: Java e dytë sjell duele të forta dhe përballje derbi