Ferizaj me fitore të pastër ndaj Vëllaznimit në Superligë

KV Ferizaj

Ferizaj ka shënuar një fitore të bindshme në kuadër të xhiros së pestë të Raiffeisen Superligës A në volejboll për meshkuj, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat të pastër 3:0 në sete (16:25, 18:25, 16:25).

Me këtë sukses, Ferizaj grumbullon 10 pikë pas pesë javësh kampionat dhe vazhdon të qëndrojë në garë për kreun e tabelës.

Ndeshja, që duhej të luhej në Gjakovë, u zhvillua në palestrën e qytetit të Ferizajt, për shkak të angazhimit të palestrës gjakovare me procesin zgjedhor.

Në anën tjetër, Vëllaznimi vazhdon të mbetet pa pikë në këtë edicion, duke regjistruar një tjetër humbje.

Fer Volley vazhdon marshimin perfekt – njëjtë Drita meshkujt: mbetën të pamposhtur pas pesë xhirove