Sot në Selanik, nga ora 19:15, zhvillohet ndeshja PAOK – Trepça.
Është kjo ndeshja e parë në Grupin F për kampionët tanë kundër rivalëve grekë.
Megjithëse tifozët e PAOK-ut njihen për ideologjinë e tyre anarkiste dhe janë vëllazëruar me tifozët turq të Beshkktashit, ata kanë marrëdhënie po ashtu vëllazërore edhe me tifozët e Partizanit “Grobari”.
Policia greke po ruan skuadrën tonë nga frika e përfshirjes së ndonjë anëtari, kryesisht nga grupet serbe, edhe pse kjo informatë nuk është zyrtare, megjithëse Kërlaçki iu është drejtuar drejtorit të klubit, por edhe pas tre orë pritje nuk kemi marr përgjigje.
Ndërsa nëse ndeshja do të luhet në një atmosferë jashtëzakonisht të nxehtë, do të vërtetohet sonte.
Po ashtu, organet e sigurisë greke kanë bërë të ditur se nuk do të ketë tifozë të Trepçës dhe numri i pjesëtarëve të skuadrës mitrovicase është tejet i kufizuar.