George Lazarov fitues i Dielli TEB Open 2025

George Lazarov

Turneu më prestigjioz i tenisit në Kosovë, Dielli TEB Open, përfundoi me triumfin bindës të tenistit bullgar George Lazarov, i cili fitoi titullin e edicionit të 24-të pas një finale dominuese ndaj Mal Agushit, me rezultat të thellë 6:2, 6:0.

George Lazarov
George Lazarov

Lazarov, 20-vjeçari nga Bullgaria dhe bartësi i parë i turneut, e konfirmoi epërsinë e tij që nga ndeshjet e para. Ai vjen me një renditje aktuale në ATP në vendin 1233, por performanca në fushat e Klubit të Tenisit Diellix la të kuptohet se ky talent pritet të ngjitet më lart në karrierën e tij.

Turneu me më shumë traditë në vend

Dielli TEB Open”, i themeluar në vitin 2001, është ngjarja më jetëgjatë e tenisit në Kosovë dhe një trampolinë për talentet e reja vendore e ndërkombëtare. Edhe këtë vit, turneu u mbajt nga 6 deri më 11 tetor 2025, me pjesëmarrje të gjerë dhe organizim profesional.

Lista e kampionëve ndër vite:

  • Jeton Hajdari – 4 tituj (2001, 2003, 2004, 2005)

  • Behar Kurteshi – 4 tituj radhazi (2006–2009)

  • Gurash Hasani – 4 tituj (2010, 2012, 2013, 2014)

  • Granit Bajraliu – 4 tituj radhazi (2015–2018)

  • Rrezart Cungu – 2 tituj (2020, 2021)

  • Shendrit Deari – 3 tituj radhazi (2022, 2023, 2024)

  • Stefan Micov – 1 titull (2019)

  • Vullnet Tashi – 1 titull (2011)

  • George Lazarov1 titull (2025)

Tradita vazhdon në 2026

Me një histori që përfshin emra të mëdhenj të tenisit kosovar dhe ndërkombëtar, “Dielli TEB Open” jo vetëm që ka ruajtur vazhdimësinë, por edhe ka ngritur standardet sportive në vend. Organizatorët kanë falënderuar sponsorët, lojtarët dhe stafin organizativ për suksesin e këtij edicioni dhe kanë konfirmuar rikthimin e turneut edhe në vitin 2026.

Dielli TEB Open 2025
Dielli TEB Open 2025

Dielli TEB Open: 24 vite traditë tenisi në Kosovë – nga 6-11 tetor turneu i radhës