Atletico Madrid ankohet te UEFA – pa ujë të ngrohtë në Emiratese pas stërvitjes para ndeshjes me Arsenalin

Atletico Madrid ne Emirates

Atletico Madrid ka dorëzuar një ankesë zyrtare pranë UEFA-s pasi lojtarët dhe stafi i skuadrës mbetën pa ujë të ngrohtë në stadiumin “Emirates” pas seancës stërvitore të mbajtur para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.

Sipas MARCA, skuadra e Diego Simeones u stërvit në Londër në një pasdite me shi, por nuk mundi të lahej pas stërvitjes për shkak të mungesës së ujit të ngrohtë në ambientet e stadiumit. Problemi u raportua menjëherë te stafi i Arsenalit rreth orës 17:30, por nuk u zgjidh deri në përfundimin e seancës.

Atletico është shprehur i habitur që një stadium modern si “Emirates” ka probleme të tilla themelore, veçanërisht gjatë një gare të nivelit të Ligës së Kampionëve. Lojtarët dhe stafi u detyruan të kthehen në hotel për t’u larë dhe për të përfunduar përgatitjet.

Klubi spanjoll e ka cilësuar situatën si të papranueshme për një stadium të përmasave dhe reputacionit të Arsenalit dhe ka paraqitur një protestë zyrtare në UEFA.

Ndeshja Arsenal – Atletico Madrid zhvillohet të martën, më 21 tetor, në “Emirates Stadium”, me fillim nga ora