Skuadra e vetme pa humbje deri tani, Ballkani, nesër (e shtunë, 4 tetor – ora 15:00) në kompleksin kombëtar të FFK-së në Hajvali, përballet me Prishtinën në derbin e javës së tetë të Superligës.
Trajneri Orges Shehi është optimist:
„Skuadra është në gjendje të mirë dhe e plotë për këtë ndeshje. Duel mes rivalëve për kreun e tabelës, që pritet të ketë peshë të madhe në kampionat.“
Kapiteni Bajram Jashanica shton:
„Ndeshjet me rivalët janë gjithmonë të rëndësishme. E dimë që Prishtina ka ekip të fortë, por me përqendrim dhe angazhim besoj se do të marrim një rezultat pozitiv“.