Xhengiz Rexhepi: Sot humbëm dy pikë, falënderoj publikun prizrenas për mikpritjen ndaj Vëllaznimit

Xhengiz Rexhepi

Trajneri i Vëllaznimit, Xhengiz Rexhepi, foli për „Kërlaçki.com“ pas barazimit 0:0 me Lirinë në derbin e Ligës së Parë, që u zhvillua në Prizren.

“Ndeshjet derbi mund të vendosen nga detajet e vogla. Ne e kemi analizuar shumë mirë Lirinë dhe, nga fillimi deri në fund, nuk kemi lejuar të na rrezikojnë për asnjë moment,” tha Rexhepi. 

“Në anën tjetër patëm shtyllë dhe dy raste të tjera shënimi. Për ne, para ndeshjes, ishte e rëndësishme të mos pësojmë humbje në Prizren, por bazuar në rastet, mendoj se kemi humbur dy pikë. Jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve,“ shtoi ai. 

Trajneri Rexhepi vlerësoi performancën e ekipit:

“Vëllaznimi tregoi sot që është një ekip stabil dhe di të luajë ndeshjet e rëndësishme. Falënderoj publikun prizrenas për mikpritjen. Sot fitoi futbolli i Kosovës. Treguam kulturë të dy skuadrat.”

Në fund, ai theksoi objektivin e skuadrës për sezonin: “Ne do të luftojmë deri në fund për kreun e tabelës.”

„Kërlaçki.com“ provoi të marrë edhe prononcimin e trajnerit të Lirisë, Liridon Lecit, por ai ishte i pavullnetshëm për t’u deklaruar. 

Tabela: Liga e Parë, Vushtrria shkëputet