Tension në “El Clasico”: Real Madridi mposhti Barcelonën 2-1 në “Santiago Bernabéu”, por fitoren e prishi sjellja e Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian reagoi me zemërim kur trajneri Xabi Alonso e zëvendësoi në minutën e 71-të, duke mos përshëndetur askënd dhe duke u larguar direkt drejt dhomave të zhveshjes.
🚨 VINICUS GOT FURIOUS AFTER HE GOT SUBBED OFF 🤬🤬pic.twitter.com/iukQN7zecW
— KinG £ (@xKGx__) October 26, 2025
Sipas DAZN, Vinicius shpërtheu duke thënë: “Po largohem nga skuadra… Më mirë të iki!” Ai ka qenë i pakënaqur edhe më parë me zëvendësimet, por kjo ishte reagimi më i ashpër deri tani.
Pamjet treguan brazilianin teksa i kërkonte llogari Alonsos: “Unë? Unë? Trajner, trajner!” – dhe më pas duke sharë me ton të lartë. Trajneri tentoi ta qetësonte: “Hajt, Vini, mjaft më!”
Vini went straight to the tunnel, and I understand his pain, no sensible manager subs him today
pic.twitter.com/KpwfjuLNgN— STOP THAT LAMINE!!! (@echoboss2) October 26, 2025
Gjendjen e tensionuar e menaxhoi Luis Llopis, trajneri i portierëve, i cili shkoi në dhomën e zhveshjes dhe arriti ta bindë Viniciusin të rikthehej në stol. Alonso deklaroi pas ndeshjes se gjithçka do të zgjidhet brenda grupit, pa e zgjatur më tej në publik.