Sermaxhaj: Punojmë për të kaluar. Vështirë do të jetë, por jam optimist!

Sami Sermaxhaj

Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave do të përballet me Turqinë në ndeshjet e “play-out”-it për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës në futboll - femrat
Kombëtarja e Kosovës në futboll – femrat

Ndeshja e parë zhvillohet më 24 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ajo e kthimit është planifikuar për më 28 tetor në Izmir.

Kosova e përfundoi fazën e grupeve në vendin e dytë, pas Letonisë, ndërsa Turqia u rendit e treta në grupin e saj. Tani, të dyja kombëtaret synojnë një vend në Ligën B për edicionin e ardhshëm të kësaj gare evropiane.

Trajneri i Dardanëve, Sami Sermaxhaj, është shprehur me besim përpara përballjes:

“Punojmë për të kaluar. Vështirë do të jetë, por jam optimist!”

Këto dy ndeshje pritet të jenë vendimtare për ambiciet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke synuar një hap përpara në hierarkinë e futbollit evropian për femra.

Ndërsa po vazhdojnë përgatitjet në Kompleksin Kombëtar në Hajvali.

Agon Ramadani
Agon Ramadani

 

Dardanet shpallin listën për Play-Off-in e Ligës së Kombeve, përballen me Turqinë