Feronikeli zyrtarizon lajmin e Kërlaçkit: Dervisholli – Nuk është e drejtë, por po largohem me fytyrë

Granit Dervisholli

Klubi nga Drenasi, Feronikeli 74, ka konfirmuar zyrtarisht largimin e trajnerit Granit Dervisholli, duke vërtetuar raportimet e mëhershme të Kërlaçkit.

Para pak çastesh, Dervisholli deklaroi për Kërlaçki:

“Kështu po mendojnë udhëheqësit, çka mendoj që nuk është e drejtë, por po largohem me fytyrë dhe dinjitet – dy pikë larg vendit të parë.”

Komunikata zyrtare e klubit Feronikeli 74:

“Klubi FC Feronikeli 74 njofton opinionin sportiv dhe tifozët tanë se është arritur marrëveshje e dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e ekipit të parë, z. Granit Dervisholli, si dhe me ndihmës-trajnerin, z. Latif Bytyqi.
Marrëveshja është bërë me mirëkuptim të plotë dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet palëve.
Klubi falënderon z. Dervisholli dhe z. Bytyqi për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tyre në FC Feronikeli 74, duke iu uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tyre profesionale.”

Dervisholli largohet nga posti i trajnerit teksa skuadra gjendet vetëm dy pikë larg vendit të parë në Ligën e Parë.

Ndërsa burimet e Kërlaçkit kanë bërë të ditur se Dervishollin do të zëvendësoj Granit Begolli. Mbetët të shihet sa do të jenë informatat e sakta.

Granit Dervisholli largohet nga posti i trajnerit te Feronikelit – pritet të zëvendësoj Granit Begolli!