Pas ndeshjeve të djeshme në Ligën e Parë të Kosovës, FC Prizreni dhe FC Besa kanë dalë me reagime të ashpra ndaj gjykimit, duke akuzuar gjyqtarët për vendime të padrejta që sipas tyre ndikuan drejtpërdrejt në rezultatet e ndeshjeve.
FC Prizreni: “Na u mohua drejtësia në fushë”
Pas humbjes me rezultat 0:1 ndaj Vushtrrisë, klubi prizrenas ka reaguar publikisht duke publikuar edhe pamjet filmike të momenteve të kontestuara.
“Siç kemi paralajmëruar, do të publikojmë faktet që dëshmojnë padrejtësitë e pësuara në këtë ndeshje”, thuhet në reagim.
Sipas klubit, tre momente kyçe kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar:
-
Një gol i rregullt i anuluar në pjesën e parë.
-
Një penallti e paakorduar, e cila sipas tyre ndodhi para syve të gjyqtarëve.
-
Goli i Vushtrrisë që erdhi pas një faulli të padhënë ndaj lojtarit të Prizrenit.
Klubi ka paralajmëruar publikimin e ndërhyrjeve të tjera të diskutueshme si dëshmi për, siç e quajnë ata, “padrejtësitë e vazhdueshme”.
FC Besa: “Vendime skandaloze na ndëshkuan”
Edhe FC Besa e Pejës ka kritikuar gjykimin pas humbjes 1:3 ndaj Lirisë, duke theksuar se disa vendime vendimtare e orientuan ndeshjen në mënyrë të padrejtë.

“Ndeshja ishte me shumë ngarkesë emocionale, por vendimet skandaloze të arbitrave ndikuan dukshëm në rezultat”, thuhet në reagimin e klubit.
Sipas Besës, një nga golat e Lirisë u shënua nga pozita jashtë loje, ndërsa shpërndarja e kartonëve ishte selektive dhe në dëm të tyre.
Megjithatë, klubi vlerësoi paraqitjen e lojtarëve dhe mbështetjen e tifozëve, duke theksuar se do të vazhdojnë të luftojnë me përkushtim.
Lojtarët e Tefik Çangës ishin ndërruar në autobus
Tefik Çanga detyrohet të ndërrohet në autobus, FC Prizreni shpërthen ndaj gjyqtarëve