Ndryshon orari i Ligës së Parë – Asnjë ndeshje nuk do të transmetohet

Liria - Vëllaznimi

Pas një kohe të gjatë, ndeshjet e Ligës së Parë të Kosovës rikthehen të ndahen në dy ditë, me dy takime të shtunën dhe pjesën tjetër të javës të dielën. Megjithatë, pavarësisht ndryshimit të kalendarit, asnjë prej ndeshjeve nuk do të transmetohet në televizion.

Sipas një njoftimi të siguruar nga Kërlaçki, Komisioni i Garave ka marrë këtë vendim pas „kërkesave të shumicës së klubeve“(!). Të gjitha takimet do të zhvillohen duke filluar nga ora 13:00.

Ndërkohë, disa nga përballjet pritet të jenë veçanërisht interesante. Në Istog, skuadra vendase pret Feronikelin me trajnerin e ri në pankinë. Në Pejë, Besa përballet me Lirinë në një ndeshje ku të dyja skuadrat kërkojnë me ngulm fitoren – sidomos pejanët që ende nuk kanë gjetur stabilitet. Në Prizren, Vushtrria pritet të shfaqë kujdes përballë Prizrenit. Por, sipas renditjes aktuale, përballja më e rëndësishme e javës duket të jetë ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Tefik Çangës.

Java 14 – Raiffeisen Liga e Parë

(25-26 Tetor 2025)

E shtunë, 25.10.2025 – Ora 13:00
Ramiz Sadiku – Vjosa
Kika – Rilindja 1974

E diel, 26.10.2025 – Ora 13:00
Vëllaznimi – Tefik Çanga
Besa – Liria
Prizreni – Vushtrria
Trepça 89-2 – Korriku
Istogu – Feronikeli 74
Trepça – KEK-u
Suhareka – Dinamo

Liga e Parë: Tabela, Java 13
Liga e Parë: Tabela, Java 13