Fisnik Asllani në radarët e klubeve të mëdha evropiane – verës largohet nga Hoffenheim?

Nga ylli që shpërtheu në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, në një nga golashënuesit më të frikshëm të Bundesligës.

Fisnik Asllani po përjeton një sezon ëndrrash me Hoffenheimin, duke u bërë një nga emrat më të përfolur në futbollin gjerman dhe më gjerë.

22-vjeçari kosovar, i cili në korrik rinovoi kontratën me Hoffenheimin deri në vitin 2029, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e klubeve të mëdha nga Gjermania, Spanja dhe Anglia, shkruan “Sky Sport”. Sipas të njëjtit burim, sulmuesi ka edhe klauzolë lirimi, gjë që mund ta bëjë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës 2026.

Fisnik Asllani
Fisnik Asllani

Asllani ka bërë një rrugëtim mbresëlënës. Sezonin e kaluar, gjatë huazimit te Elversberg, ai shënoi 18 gola dhe dha 9 asistime, duke qenë ndër më produktivët e Bundesliga 2. Kontributi i tij ishte vendimtar në sezonin historik të klubit, që arriti deri në plejofin dramatik për promovim.

Kthimi te Hoffenheimi këtë verë rezultoi një hap i madh përpara: në vetëm 7 ndeshje të Bundesligës, ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asistime, duke u bërë lojtari kryesor i skuadrës.

Fisnik Asllani

“A do të arrijë Hoffenheimi ta mbajë edhe një sezon top-golashënuesin e ri?”, pyet “Sky Sport”, teksa e ardhmja e Asllanit duket më premtuese se kurrë.