Ylli i ri finlandez dhe një nga talentet më premtuese të basketbollit evropian, Miikka Muurinen, bëri mbrëmë debutimin e tij në Euroligë me fanellën e Partizan Mozzart Bet Beograd, në humbjen 86–93 ndaj Real Madridit në xhiron e katërt të sezonit.
Muurinen u aktivizua në çerekun e dytë dhe luajti për vetëm tre minuta, pa arritur të shënojë, duke humbur të vetmin tentativë për tre pikë. Edhe pse ky ishte debutimi i tij në EuroLeague, ai kishte zhvilluar tashmë dy paraqitje në ABA League, ku kishte treguar potencialin me 7 dhe 6 pikë në dy ndeshje, përfshirë edhe një “dunk” spektakolar.
Heroi i ndeshjes: Walter Tavares
Qendra e Real Madridit, Walter Tavares, shkëlqeu me 19 pikë, 8 kërcime dhe 27 pikë efikasiteti (PIR), duke udhëhequr spanjollët drejt fitores.
Partizani u gjend në disavantazh gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, madje ishte 19 pikë prapa (61–80) kur kishin mbetur vetëm gjashtë minuta nga fundi. Megjithatë, ekipi serb reagoi dhe ngushtoi rezultatin në vetëm katër pikë (80–84), por nuk arriti të përmbysë.
Statistikat kryesore të ndeshjes:
Real Madrid:
-
Walter Tavares 19 pikë, 8 kërcime, 2 bllokime
-
Trey Lyles 17 pikë, 5 kërcime
-
Theo Maledon 16 pikë, 7/7 nga gjuajtjet e lira
-
Chuma Okeke 14 pikë, 5 kërcime
-
Mario Hezonja 12 pikë, 5 kërcime
Partizan Beograd:
-
Jabari Parker 23 pikë (3/5 për tre)
-
Vanja Marinkoviç 13 pikë (3/6 për tre)
-
Duane Washington 11 pikë
-
Dylan Osetkowski 11 pikë, 6 kërcime
-
Carlik Jones 10 pikë, 4 kërcime