Harry Kane bën histori – i vetmi anglez mes 10 golashënuesve më të mirë në historinë Evropës

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka shkruar emrin në historinë e futbollit europian, duke u renditur mes pesë golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në arenën ndërkombëtare.

Me 76 gola në 110 ndeshje, ylli i Bayern Munich është tashmë lojtari i vetëm anglez në këtë listë prestigjioze, duke lënë pas legjenda të shumta dhe duke vazhduar ndjekjen drejt përjetësisë në futboll.

Forma e tij e jashtëzakonshme para portës, e kombinuar me qëndrueshmërinë dhe ndikimin e tij të vazhdueshëm në kombëtare, e ka bërë Kane një simbol të epokës moderne të “Tre Luanëve”.

Top 10 golashënuesit më të mirë në historinë e Europës (në ndeshje ndërkombëtare):

  1. Cristiano Ronaldo (Portugali) – 143 gola në 225 ndeshje

  2. Romelu Lukaku (Belgjikë) – 89 gola në 124 ndeshje

  3. Robert Lewandowski (Poloni) – 87 gola në 161 ndeshje

  4. Ferenc Puskas (Hungari & Spanjë) – 84 gola në 85 ndeshje (me Hungarinë)

  5. Harry Kane (Angli) – 76 gola në 110 ndeshje

  6. Sandor Kocsis (Hungari) – 75 gola në 68 ndeshje

  7. Miroslav Klose (Gjermani) – 71 gola në 137 ndeshje

  8. Edin Xheko (Bosnjë e Hercegovinë) – 71 gola në 144 ndeshje

  9. Gerd Muller (Gjermania Perëndimore) – 68 gola në 62 ndeshje

  10. Robbie Keane (Irlanda) – 68 gola në 146 ndeshje

Kane jo vetëm që po përforcon pozicionin e tij si legjendë e futbollit anglez, por tani ka hyrë edhe në elitën historike të Europës.