Debatik Curri do të jetë trajneri i ri i Gjilanit

Debatik Curri

Burime pranë ish-lojtarit të Kombëtares kanë bërë të ditur që marrëveshja është arritur dhe së shpejti do të emërohet kryetrajner i Gjilanit.

Ish-lojtari i Kombëtares dhe ish-kryetrajneri i FC Prishtina, me të cilën kishte fituar Kupën e Kosovës, ka arritur marrëveshjen me klubin e Gjilanit.

Pas refuzimit që i kishte bërë Afrim Toverlani shkak detyrave në përfaqësuesen e U21 të Kosovës, negociatat thuajse ishin mbyllur me Bekim Isufin, ku shifra për tërë stafin e tij shkonte deri në 10.000 euro. Në fund, Gjilani ishte stopuar për arsye se dikush afër klubit kishte kundërshtuar, me arsyetimin se Isufi vinte dhe njihet si ish-pjesë e Dritës – edhe pse Isufi ka luajtur edhe në Gjilan.

Janë përmendur edhe emra të trajnerëve të tjerë nga Shqipëria, por nuk ka pasur oferta serioze në këtë drejtim.

Ndërsa Curri, në klubin e Gjilanit do të bashkohet sërish me ish-kolegun e tij nga FC Prishtina, trajnerin kondicional Orhan Abdi, dhe ish-dy kapitenët e Prishtinës, me të cilët kishte luajtur dhe i kishte stërvitur: Lorik Boshnjaku dhe Armend Thaqi.

Debatik Curri
Debatik Curri