Videokronikat: Ballkani – Gjilani dhe Prishtina e Re – Malisheva

Ballkani - Gjilani

Gjilani lëshoi fitoren në minutat e fundit ndaj Ballkanit, duke u ndalur me një barazim që ndonëse i vlefshëm, lë shije të hidhur për ekipin e drejtuar nga Debatik Curri. Ndërkohë, Altin Aliu me një dopietë i siguroi fitoren Malishevës ndaj Prishtinës së Re, në një ndeshje që konfirmoi formën e dobët të debutuesve në Superligë.

Prishtina e Re vazhdon serinë negative, me pesë ndeshje pa fitore – katër humbje dhe një barazim – duke mbetur në fund të tabelës dhe e shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrave. Malisheva, pas dy humbjeve radhazi, rikthehet te fitorja dhe ngjitet në zonën e mesme të renditjes.

Sa i përket Ballkanit, skuadra nga Suhareka në tre ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, një humbje dhe një barazim. Pikërisht ky i fundit erdhi sot, në fund të ndeshjes, kur Gjilani ishte shumë pranë fitores së dytë radhazi. Rezultati e mban Ballkanin si ndjekësin më të afërt të Prishtinës, ndërsa Gjilani mbetet në fundin e tabelës.

BALLKANI – GJILANI

 

PRISHTINA E RE – MALISHEVA

 

Ndërsa nga ora 18:30 Prishtina e pret Ballkanin, ndërsa nesër nga ora 13:00, Llapi e pret Drenicën dhe Drita Ferizajin.