Vështrim redaksional: Liridon Leci na e dha një “shuplakë fytyrës” me plot të drejtë!

Liridon Leci

Pse duhet t’i marrim prononcim një analisti në rolin e trajnerit? Qoftë edhe miqësisht?

Një “gabim” miqësor me gishtin tregues për t’i marrë një prononcim, pas trokitjes në derën e zyrës së trajnerit, me ton miqësor ashtu siç u përshëndetëm para lojës… pas një “ta përfundoj cigaren dhe dal”… as një, dy sekonda… dhe del në pah karakteri vulgar i një njeriu që nuk ka masë kulture në sjelljen e tij.

“Kush je ti me ma çu gishtin? Kurrë nuk jap deklaratë për ty! Dil jashtë. As kështu as mos më shkruaj më, kurrë! Shkruaj çfarë duash!”

I zënë në këtë situatë të sikletshme në praninë e edhe dy-tre trajnerëve të tjerë të rinj të Lirisë, në shtëpi të huaj, veç një kërkimfalje për një gjest shoqëror të gabueshëm, “don të japësh apo jo prononcim?”. “Sepse, s’je ti ai që vendos kur kemi ne raport shoqëror, kur të ftoftë, kur zyrtar – thjesht: a don të japësh prononcim a jo?” Ishte replika e gazetarit të Kërlaçkit, me ç’rast Leci uli tonin paksa dhe iu drejtua ndihmësve të tij: “Ja, këta të japin deklaratë, jo unë.”

Liridon Leci, me sjelljen e tij është i njohur – e kemi potencuar edhe në analizën tonë kur u emërua trajner i Lirisë. Për shkak të raporteve shoqërore, për të mos krijuar “ndarje”, patëm vendosur, joetike, t’ju marrim prononcime edhe trajnerëve që punojnë si analistë në televizione – aty ku analizohen trajnerët që luajnë në Evropë, nga Liga e Parë, pas një dështimi të lojës së tyre!

Pra, Liridon Leci na dha një shuplakë me të drejtë! Pse t’i marrim një analisti prononcim? Është mësim i mirë ky.

Për të kaluarën e Liridon Lecit – për arrestimin e tij në Pejë, në ndeshjen Besa – Prishtina, kur kishte qëndruar 24 orë i mbyllur – ishte pronari i tanishëm i Kërlaçkit, që i vetmi publikisht kishte ngritur zërin kundër arrestimit të një sportisti në vendin e tij të punës, në fushën e blertë.

Mosmirënjohja dhe kultura e sjelljes janë “asetet” e Liridon Lecit!

Ndërsa, tani e tutje, Kërlaçki asnjë trajneri që punon edhe si analist nuk do t’i marrë mendim – diçka që ndodh vetëm në futbollin e Kosovës, për ca honorarë!

Kurse, si trajner, le ta analizojë Klubi i Lirisë që e ka angazhuar, ku nga pesë takime ka fituar dy – prej tyre katër të zhvilluara në “Përparim Thaçi” – me tre barazime.

https://kern-bohren.ch/pse-liridon-leci-mund-te-kete-sukses-por-edhe-mund-te-deshtoje/