Skuadra e Rilindjes 1974 ka shënuar një fitore të rëndësishme në derbin lokal kundër Besës së Pejës, duke u ngjitur në vendin e 12-të të renditjes me 14 pikë dhe duke iu larguar zonës së rrezikut.
Nën drejtimin e trajnerit Faruk Statovci, kjo ishte fitorja e katërt në kampionat për ekipin që udhëhiqet në mesfushë me përvojë Burim Qorri. Pas përfundimit të ndeshjes, Qorri deklaroi për Kërlaçkin:

“Ishte një ndeshje luftuese nga të dyja skuadrat, por besoj se e merituam fitoren. Objektivat e klubit janë pozitat e mesit të tabelës dhe të bëhemi një kundërshtar i fortë për çdo skuadër. Deri më tani po e arrijmë këtë qëllim, pasi kampionati këtë vit është shumë i fortë me 4-5 ekipe me cilësi të lartë.”
Në javën e 14-të, Rilindja 1974 do të udhëtojë nga skaji perëndimor i vendit drejt lindjes, ku do të përballet me Kikën në Hogosht. Ekipi vendas nuk po kalon një formë të mirë, dhe do të kërkojë rikthimin në rrugën e pikëve. Nga ana tjetër, Rilindja synon të kthehet me rezultat pozitiv nga kjo sfidë jashtë fushe.