Igor Tudor po kalon një periudhë të vështirë në drejtimin e Juventusit, teksa pas shtatë javëve të para në Serie A ka grumbulluar më pak pikë se paraardhësi i tij, Thiago Motta.
Sipas Corriere dello Sport, përcjellë Kërlaçki, Tudor ka siguruar vetëm 12 pikë në kampionat deri tani, një më pak se Motta sezonin e kaluar, i cili kishte 13 në të njëjtën periudhë.
Fitorja e fundit e “Zonjës së Vjetër” ishte më 13 shtator ndaj Interit (4‑3), dhe që nga ajo kohë skuadra ka regjistruar pesë barazime dhe një humbje – përfshirë edhe disfatën 2‑0 të fundjavës ndaj Comos, ku Juventus nuk pati asnjë goditje në portë në pjesën e parë.
Një vit më parë, Juventusi ndodhej në zonën Champions pas javës së shtatë, ndërsa tani është tre pikë larg saj dhe katër pikë pas kryesuesve të Milanit.
Sipas raportimeve, dy ndeshjet e ardhshme – ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe Lazios në Serie A – pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Tudor në stolin e bardhezinjve.
