Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka vlerësuar maksimalisht fitoren ndaj Serbisë dhe ka theksuar rëndësinë e besimit dhe përkrahjes që duhet t’u jepet lojtarëve në momente kyçe.
“Tri pikë janë shumë të rëndësishme në këtë rast. Jemi ende në garë dhe jemi në një moment të bukur për të folur për futbollin. Lojtarët duhet të kenë përkrahje, si rasti i Manajt që kishte humbur një penallti – duhet t’u jepet besimi i duhur që, në fund të ditës, të jenë rezultativë”, – u shpreh Sylvinho.
Braziliani tha se është krenar për punën dhe përkushtimin e të gjithë lojtarëve:
“Jam shumë krenar me gjithë këta lojtarë. Kanë punuar jashtëzakonisht mirë për skuadrën. Uzuni mund të bënte diferencën, Manaj shpagoi besimin – të gjithë bënë një lojë shumë të mirë.”
Në lidhje me të ardhmen e tij në drejtimin e Kombëtares, Sylvinho u përgjigj prerazi:
“Për të ardhmen time mendoj unë. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që kam, por për të ardhmen time vendos unë – jo ndonjë gazetar në Tiranë, apo siç ndodhi këtu në Leskovc me një gazetar serb.”
TË GJITHA DEKLARAT E FUTBOLLISTËVE, KLIKO NË LINKUN POSHTË