Debutim historik: KBF Peja 03 fiton në ndeshjen e parë të EuroCup 

KBF Peja

KBF Peja 03 ka regjistruar një fitore historike në debutimin e saj në EuroCup Women 2025/26, duke triumfuar në udhëtim ndaj skuadrës çeke Levharti Chomutov me rezultat 65:73 (19:16, 19:12, 10:19, 17:26).

Ky sukses shënon fitoren e parë ndonjëherë për një klub nga Kosova në këtë garë prestigjioze të basketbollit evropian për femra.

Skuadra pejane, e cila po merr pjesë për herë të parë në një garë të tillë ndërkombëtare, tregoi karakter dhe lojë të disiplinuar, sidomos në pjesën e dytë, ku përmbysi disavantazhin dhe e kontrolloi takimin deri në fund.

Eve Wembanyama ishte më efikasja e ndeshjes me 27 pikë dhe 6 kërcime, ndërsa Jacairan Allen kontribuoi me një „double-double“ prej 18 pikësh dhe 12 kërcimesh, duke qenë dy prej lojtareve kyçe në fitoren e ekipit.

Kjo ishte ndeshja e parë për Pejën në fazën e grupeve të EuroCup Women, ndërsa skuadra do të synojë të vazhdojë paraqitjet pozitive, duke përfaqësuar me dinjitet basketbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.