Milani me nisje rekord – vetëm Roma më solide në mbrojtje

Juventus - Milan

Milani ka bërë një nisje mbresëlënëse në sezonin e ri të Serie A, duke shfaqur forcë të veçantë në mbrojtje. Pas gjashtë javësh kampionat, skuadra e Massimiliano Allegrit ka pësuar vetëm 3 gola, më pak se çdo ekip tjetër përveç Romës, që ka lejuar vetëm 2.

Në katër prej këtyre gjashtë ndeshjeve, kuqezinjtë kanë ruajtur portën e paprekur – një statistikë që nuk është parë që nga sezoni 2006/07, kur Milani arriti për herë të fundit një bilanc të tillë të fortë mbrojtës në këtë fazë të sezonit. Sipas analizave të Optas, Milani aktual është “një mur i vërtetë” dhe jashtëzakonisht i vështirë për t’u thyer.

Milan - Napoli
Milan – Napoli

Rezultatet e Milanit:

  • Milan 1:2 Cremonese

  • Lecce 0:2 Milan

  • Milan 1:0 Bologna

  • Udinese 0:3 Milan

  • Milan 2:1 Napoli

  • Juventus 0:0 Milan

Me këtë formë, Milani po sinjalizon seriozitet për garën për titull – dhe mbrojtja është arma më e fortë e skuadrës.