Vora 0-1 Egnatia – Ruçi i jep fitoren kampionëve 

Egnatia

Egnatia ka fituar ndaj Vorës me golin e shënuar në minutën e 17-të, të realizuar nga Flamur Ruçi, pas një asisti nga Xheferson.

Vora ka reaguar me disa raste të rrezikshme, por portieri Dajsinani ka mbajtur portën e paprekur në disa momente vendimtare, veçanërisht në minutat 72’ dhe 78’. Nga ana tjetër, Egnatia ka humbur disa mundësi për të dyfishuar rezultatin, përmes Buriç, Selmanit dhe Albaneses.

Ndeshja ka qenë e fortë dhe me ritëm, me ndërhyrje të shumta, kartonë të verdhë dhe zëvendësime për shkak dëmtimesh e strategjish taktike.

Egnatia me këtë fitore është ngjitur sërish në krye së bashku me Vllazninë me 13 pikë të tubuara.