Dinamo ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Vorës, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Arenën e Demave”, në kuadër të javës së radhës në Kategorinë e Parë.
Skuadra e trajnerit Ilir Daja dominoi pjesën e parë të takimit, duke krijuar disa raste të rrezikshme, por goli erdhi vetëm në minutat shtesë, kur Vila finalizoi një aksion të mirë për të kaluar „blutë“ në avantazh.
Pjesa e dytë ishte më e qetë për mysafirët, ndërsa vendasit provuan të reagojnë, pa arritur të rrezikojnë seriozisht portën kundërshtare. Në minutën e 77-të, Dinamo vulosi ndeshjen përmes një penalltie të realizuar nga Bregu, duke siguruar tri pikë të vlefshme në garën për kreun e renditjes.
Vora 0-2 Dinamo Vila 45’+3′, Bregu (p) 77′
Ndërsa nga ora 17:00 nisin dy duelet e tjera të sotme. "Derbi i Shqipërisë' në Shkodër ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës dhe Elbasani – Bylis.
Java e 8-të e Abissnet Superiore nis sot: Në Shkodër luhet Derbi i Shqipërisë