Java e dytë e ProCredit Superligës solli fitore të rëndësishme për kampionët e Trepçës dhe prizrenasit e Bashkimit.
Mitrovicasit morën fitoren e parë sezonale duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 85:105 në palestrën “Minatori”, ndërsa Bashkimi vazhdoi ecurinë perfekte me fitoren e dytë radhazi, këtë herë ndaj Rahovecit 029 me shifrat 82:74 në Therandë.
Te Trepça u dalluan Batin Tuna me 24 pikë e gjashtë asistime dhe Mustapha Amzil me 22 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Marques Warrick shënoi 19 pikë për Vëllaznimin. Nga ana tjetër, Bashkimi u mbështet te Isaiah Cousins me 18 pikë e tetë kërcime dhe Lejson Zeqiri me “double-double”, për të siguruar një fitore të merituar ndaj Rahovecit 029, ku Umipig ishte më efikasi me 27 pikë.