Prishtina fiton derbin e kryeqytetit ndaj Borës – Azemi shkëlqen në fitoren e dytë radhazi

Prishtina - Bora

Sigal Prishtina ka vazhduar formën e mirë në edicionin e ri të ProCredit Superligës, duke e fituar bindshëm derbin e kryeqytetit ndaj Borës me rezultat 94:81 (36:14, 17:19, 25:18, 16:30), në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Bardhekaltrit e nisën furishëm takimin, duke fituar çerekun e parë me rezultat të thellë 36:14, epërsi që u tregua vendimtare për ecurinë e ndeshjes. Pavarësisht përpjekjeve të Borës për t’u rikthyer, Sidomos në periodën e fundit ku shënuan 30 pikë, fitorja e Sigal Prishtinës nuk u vu asnjëherë në dyshim.

Ylli i ndeshjes ishte Arian Azemi, që në 30 minuta lojë realizoi 19 pikë, 5 kërcime dhe 9 asistime, duke e përmbyllur takimin me indeksin më të lartë prej 26. Ai u ndihmua edhe nga Dren Haxhosaj me 7 pikë dhe Dren Polloshka me 9 pikë dhe 8 asistime.

Në anën tjetër, më efikasi për Borën ishte Rrezart Memedi me 22 pikë, ndërsa Gary Singleton dhe Tavian Jackson kontribuan me nga 17 pikë secili.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Sigal Prishtinën në sezonin 2025/26, ndërkohë që për Borën ishte humbja e dytë në po aq ndeshje.

 

Prishtina - Bora
Prishtina – Bora

 

N F H Sh Pr KD P
1 Bashkimi 2 2 0 188 143 +45 4
2 Sigal Prishtina 2 2 0 172 157 +15 4
3 GO+Peja 2 2 0 162 151 +11 4
4 Trepça 2 1 1 185 171 +14 3
5 Rahoveci 029 2 1 1 169 166 +3 3
6 Golden Eagle Ylli 2 0 2 147 154 −7 2
7 Bora 2 0 2 165 189 −24 2
8 Vëllaznimi 2 0 2 154 211 −57 2