Gjatë ndeshjes së xhiros së parë të Superligës në basketboll, Torcida e Trepçës dërgoi një mesazh të qartë ndaj rivalëve të Pejës: “Ekipe pa dinjitet. E ndryshoni emrin për pak lekë. Trepça, krenaria e vetme në këtë shtet.”
Ky reagim erdhi pas vendimit të Pejës për të ndryshuar emrin në Go+ Peja, si pjesë e marrëveshjes me kompaninë në fjalë.
Ndërkohë, Peja arriti të fitojë ndeshjen në Minatori me rezultat 86:80.
Pas ndeshjes, pejanët shfrytëzuan rrjetet sociale për të thumbuar mitrovicasit, duke postuar në Facebook:
“Fitore me dinjitet”, shkroi mes tjerash klubi verdhezi.
