Superliga në Volejboll: Fer Volley i pandalshëm, Drita mban ritmin – Skënderbeu fiton në konkurrencën e meshkujve

Fer Volley

Java e gjashtë në Raiffeisen Superligën A të volejbollit solli vazhdim të formës mbresëlënëse të Fer Volley në konkurrencën e femrave, derisa Drita ruan ndjekjen. Te meshkujt, Skënderbeu regjistroi një tjetër fitore të pastër, duke forcuar pozitën në tabelë.

Superliga e Femrave në Volejboll: Tabela, Java 6
Superliga e Femrave në Volejboll: Tabela, Java 6

Femrat: Fer Volley nuk ndalet, Drita e qëndrueshme – Fushë Kosova ngjitet

Gjinoci 0:3 Fer Volley
Setet: 13-25, 22-25, 21-25
Fer Volley vazhdon serinë e fitoreve pa humbje, duke mposhtur edhe Gjinocin në tri sete dhe duke mbetur skuadra e vetme me bilanc të përsosur (6 fitore nga 6 ndeshje). Gjinoci, ndërkohë, ende nuk ka arritur të fitojë pikë në këtë sezon.

Drita 3:1 Skenderaj
 Setet: 25-14, 20-25, 25-20, 25-14
Vashat nga Gjilani siguruan një tjetër fitore, duke mbetur në vendin e dytë të renditjes me 13 pikë. Skënderaj regjistroi humbjen e tretë sezonale, por mban një bilanc të qëndrueshëm në mesin e tabelës.

Prishtina ’75 0:3 Fushë Kosova
 Setet: 13-25, 16-25, 20-25
Fushë Kosova e mposhti Prishtinën ’75 me lehtësi, duke e forcuar pozicionin në top-4. Kryeqytetaset regjistruan humbjen e tretë sezonale dhe do të kërkojnë rikthim në ndeshjet e ardhshme për të mbetur në garë për kreun.

Meshkujt: Skënderbeu me fitore të pastër ndaj Prishtinës

Prishtina 0:3 Skënderbeu
 Setet: 22-25, 21-25, 20-25
Skënderbeu shënoi fitoren e katërt në kampionat, duke vazhduar formën pozitive dhe duke u konsoliduar në pjesën e sipërme të tabelës. Prishtina, në anën tjetër, mbetet në zonën e rrezikut me vetëm një fitore nga gjashtë ndeshje.