Superliga: Kryendeshja Prishtina-Ballkani luhet të shtunën, derbi lokal i Gjilanit të dielën

Xhiroja e 7 e Superligës së Kosovës zhvillohet këtë fundjavë me disa ndeshje të rëndësishme.

Një nga lajmet kryesore është zhvendosja e ndeshjes së dy ekipeve kryesuese, Prishtinës dhe Ballkanit në Kampin Nacional në Hajvali. Takimi zhvillohet të shtunën, në orën 15:00.

Në të njëjtën kohë fillon edhe ndeshja mes Malishevës dhe Llapit.

Një tjetër ndeshje me interes të madh është derbi lokal mes Gjilanit dhe Dritës të dielën, gjithashtu në orën 15:00. Të dy ekipet kërkojnë pikë të rëndësishme për pozita më të mira në tabelën e Superligës.

Në të njëjtën ditë Dukagjini pret Prishtinën e Re, ndërsa Ferizaj takohet me Drenicën.