Janë mbyllur ndeshjet e javës së tretë në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan përballjet me shumë gola.
FC Drenica ka vazhduar serinë perfekte, duke fituar bindshëm ndaj FC Shtimja 26 me rezultat 9-0. Fitore të thellë ka shënuar edhe FC Prishtina 01 që mposhti në udhëtim FC Drenasin me rezultat 14-3.
FC Mabetex Prishtina ka marr fitoren e parë duke mposhtur FC Trepçën me rezultat 5-3. Ndeshja mes FC KEK-ut dhe FC Malishevës u mbyll baras 3-3. Këtë xhiro ka pushuar FC Liqeni.

Drenica dhe Prishtina 01 kanë nga 9 pikë në dy pozitat e para. Trepça mban vendin e tretë me 4 pikë, ndërsa Mabetex Prishtina është e katërta me 3 pikë.
Nga 1 pikë kanë Malisheva, KEKU dhe Liqeni. Vendin e fundit e mban Drenasi pa pikë.
