Tifogrupi mitrovicas, Torcida, ka paralajmëruar udhëtim në Vushtrri të shtunën për ndeshjen e Trepçës ndaj Vushtrrisë.
“I joni çdo qytet. Shkelim n’paralagje”, shkruan Torcida në rrjetet sociale, duke konfirmuar udhëtim të organizuar në këtë përballje.
Ndeshjet mes Trepçës dhe Vushtrrisë kanë ngjallur gjithmonë rivalitet të madh, për shkak të tensioneve mes dy grupeve të tifozëve, Torcidës dhe Forcës.
Atmosfera pritet të jetë intensive dhe e zjarrtë si në stadium ashtu edhe jashtë tij.
Kjo përballje vjen në një moment kyç të sezonit për të dyja skuadrat në Ligën e Parë, të cilat kanë si objektiv rikthimin në Superligë. /Kërlaçki.com/
