Afrim Tovërlani publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjet e tetorit

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit tetor.

Kosova U21 do të zhvillojë ndeshjen e radhës për kualifikimet e Kampionatit Evropian kundër San Marinos. Takimi luhet më 14 tetor, me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lista e futbollistëve të ftuar është bërë publike nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ka njoftuar se përzgjedhësi Tovërlani ka përzgjedhur emrat më të mirë të momentit për këtë sfidë të rëndësishme.

Dardanët e rinj synojnë të vazhdojnë paraqitjet pozitive dhe të afrohen edhe më shumë drejt objektivit – pjesëmarrjes në Evropian.