FC Prishtina ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit Shkambi Baruti, i cili zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës nga kryeqyteti.
Mbrojtësi 21-vjeçar, me një gjatësi prej 194 centimetrash, vjen nga futbolli shqiptar, ku ka luajtur më parë për Partizanin, Tomorin dhe së fundmi për Erzenin.
Në deklaratën e tij për faqen zyrtare të klubit, Baruti u shpreh entuziast për këtë hap të ri në karrierën e tij.
“Të jesh pjesë e klubit më të trofeshëm në Kosovë është një krenari e madhe. Premtoj se do të jap gjithçka për këtë fanellë dhe për tifozët e zjarrtë, Plisat,” tha ai.
