Islanda ka surprizuar Francën me një barazim 2-2 në Reykjavik, duke i marrë kampionëve të botës një pikë të vlefshme në Grupin D të kualifikimeve. Goli i Kristian Hlynsson në minutën e 71-të i dha vendasve një barazim të merituar, pas dy golave të shpejtë të Francës nga Nkunku dhe Mateta.
Përkundër mungesës së Mbappe, “Les Bleus” mbetën të pamposhtur në grup dhe ruajnë vendin e parë me tre pikë avantazh ndaj ndjekëses më të afërt.
Ukraina triumfon në Krakov, mbetet e fortë në garë
Ndërkohë, Ukraina arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Azerbajxhanit në Krakov, duke forcuar pozitën e dytë në grup. Gutsulyak dhe Malinovskyi shënuan golat për Ukrainën, ndërsa Azerbajxhani barazoi përkohësisht në fund të pjesës së parë me Akhundzade.
Me këtë rezultat, Ukraina mbetet vetëm tre pikë prapa Francës, dhe me shumë shanse reale për një rikthim në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2006.