Nottingham Forest shkruan histori të padëshiruar në Premier League: largon dy trajnerë para nëntorit

Ange Postecoglou

Klubi anglez i Nottingham Forest ka hyrë në historinë e Premier League në mënyrën më negative të mundshme, duke u bërë skuadra e parë që shkarkon dy trajnerë përpara muajit nëntor.

Pas humbjes 3-0 ndaj Chelsea-t në “City Ground” më 18 tetor, drejtuesit e klubit vendosën të shkarkojnë trajnerin australian Ange Postecoglou, i cili nuk arriti të fitojë asnjë nga tetë ndeshjet e para në drejtim të ekipit – me gjashtë humbje dhe dy barazime.

Postecoglou kishte marrë detyrën pas shkarkimit të Nuno Espírito Santo më 8 shtator 2025, pas një përplasjeje me pronarin Evangelos Marinakis. Por as ai nuk ia doli të rikthejë skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive.

Aktualisht, Nottingham Forest ndodhet pranë fundit të tabelës së Premier League dhe është në kërkim të trajnerit të tretë për këtë sezon – një situatë alarmante që reflekton krizën e thellë të klubit.