Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, është shprehur pa pendesë për vendimet që ka marrë në lidhje me transferimet e yjeve që kanë veshur fanellën e klubit.
Gjatë një fjalimi në Fakultetin e Ekonomik në Sorbonë, Al-Khelaifi u pyet nëse kishte ndonjë keqardhje për blerjet e bujshme që ka bërë PSG ndër vite.
„Unë nuk do të ndryshoja asnjë nga vendimet që kam marrë që nga fillimi“, tha ai.
„Çdo lojtar që ka luajtur për këtë klub ka kontribuar në fitimin e Ligës së Kampionëve. Neymar, Lionel Messi, Kylian Mbappe, Zlatan Ibrahimoviç…
Duhet të jemi mirënjohës dhe besnikë ndaj tyre për gjithë jetën.“
Ndërkohë, trajneri aktual Luis Enrique ka shprehur dëshirën që PSG të luajë një futboll më dinamik dhe të paparashikueshëm – sipas raportimeve të Le Parisien.