Pas humbjes së Barcelonës 2:1 ndaj Real Madridit në El Clásico, ndihmësi i trajnerit të katalanasve, Marcus Sorg, ka komentuar performancën e Lamine Yamal.
Sorg tha se presioni i madh i “Santiago Bernabéu” mund të ketë ndikuar në lojën e tij.
“Atmosfera ishte armiqësore për të, me kore dhe fërshëllima,” deklaroi Sorg.
“I duhen më shumë ndeshje të tilla për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.”
Ai theksoi rëndësinë e durimit me të rinjtë: “Duhet t’i japim kohë. Mos harroni që Yamal është vetëm 18 vjeç dhe po zhvillohet ende si lojtar profesionist.”
Sorg u shpreh se ekipi do të punojë për të mbështetur të rinjtë dhe për të përmirësuar performancën në ndeshjet e ardhshme, duke kërkuar stabilitet dhe përvojë më të madhe për lojtarët e rinj në situata të vështira si El Clásico.
Xabi Alonso: Mund të fitonim më thellë, do të flas privatisht me Vinicius!