Bashkimi deklason Trepçën në Mitrovicë: A është ky viti i prizrenasve?

Trepça-Bashkimi

Bashkimi ka triumfuar në derbin e xhiros së tretë të ProCredit Superligës, duke mundur Trepçën në udhëtim me 14 pikë epërsi, 93:79 (18:19, 18:33, 19:18, 24:23). 

Te vendasit spikati Chad Brown me 19 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa Mikaile Tmusiq kontribuoi me 18 pikë.

Te mysafirët, më i dalluari ishte Tj Bickerstaff me 15 pikë, 15 kërcime dhe pesë asistime, duke luajtur një rol vendimtar në fitoren e Bashkimit.

Ky triumf shënon fitoren e tretë radhazi për Bashkimin, i cili vazhdon me rekord të përsosur në këtë edicion të Superligës.

Nga ana tjetër, Trepça regjistron tani një fitore dhe dy humbje, duke mbetur me shumë punë për të përmirësuar performancën në ndeshjet e ardhshme.

Ylli fiton dramën ndaj Vëllaznimit me dy pikë epërsi, humbja e tretë për gjakovarët!