Moggi: Milani mes favoritëve kryesorë për Scudetto!

Ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moggi, foli për Libero rreth fillimit të sezonit të Serisë A dhe analizoi situatën te Milan, Inter dhe Juventus.

“Milani tani është një nga favoritët për Scudetton, pas fitores 2-1 ndaj Napolit në San Siro. Ata kanë talent të jashtëzakonshëm individual, por kishin nevojë për një trajner që t’i koordinonte këto talentë – dhe Allegri është pikërisht ai. Së bashku me të, lojtarë si Rabiot dhe Modriç erdhën për të balancuar mesfushën dhe linjat e tjera.”

Për Interin dhe Juventusin, Moggi shtoi:

“Ndryshimi i trajnerit, nga Inzaghi te Kovač, ka sjellë disa ndryshime në stil. Interi është më vertikal dhe më agresiv ndaj kundërshtarit, por mbetet pretendent serioz për Scudetton”.

”Juventus, pas barazimit 1-1 në Verona dhe barazimit 1-1 kundër Atalantës së Juric, është një ekip i vështirë për t’u deshifruar. Në të njëjtën ndeshje, ata treguan momente agresiviteti të madh dhe lojë vertikale të mirë, por ende duhet të përmirësojnë menaxhimin e topit dhe lëvizjet inteligjente për të shënuar golin vendimtar. Nuk mund të mbështetesh gjithmonë tek Vlahoviç që vjen nga stoli ose tek Adžić me gjuajtje nga 40 metra.”